Nis vaksinimi kundër sëmundjes së tërbimit nga ajri për dhelprat e egra. Ministria e Bujqësisë ka nisur fushatën e vaksinimit oral të dhelprave të egra kundër tërbimit, një sëmundje kjo që nëse transmetohet tek njerëzit është vdekjeprurëse.
Ministri, Edmond Panariti, u shpreh se vendi ynë është i vonuar në ndërmarjen e një fushate të tillë.
Dhelprat e egra njihen si rezervuari i sëmundjes së tërbimit dhe pikërisht për këtë vaksinimi nis nga ato.Fushata e vaksinimit oral të dhelprave të egra do të zgjasë 5 vjet .
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/