Ambasadorja çeke: Shqipëria më afër BE nëse polarizimi do të ishte eleminuar

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Tirane-"Polarizimi i shoqërisë është një shenjë dobësie i shoqërisë shqiptare sepse ky fenomen e dobëson procesin e integrimit dhe përpjekjet që po bën Shqipëria në procesin e integrimit." është shprehur Ambasadorja çeke nga qyteti i Shkodrës.
"Komisioni Europian po punon për përgatitjen e një raporti që do lançohet javën tjetër në Qershor në kuadër të nivelit të dialogut të lartë politik. Polarizimi i shoqërisë është një shenjë dobësie i shoqërisë shqiptare sepse ky fenomen e dobëson procesin e integrimit dhe përpjekjet që po bën Shqipëria në procesin e integrimit. Shqipëria do të ishte më afër Bashkimit Europian nëse polarizimi do të ishte eleminuar.
Në çdo shoqëri demokratike ka një pjesë që qeverisë dhe një pjesë që bën opozitën dhe është e vërtetë që midis tyre ka disa subjekte dhe element që përbëjnë pikën e kundërshtisë së fortë midis këtyre dy palëve. Por gjithashtu ka edhe shumë fusha të tjera për të cilat qeveria dhe opozita bashkëpunojnë. Kjo frymë bashkëpunimi i nevoitet dhe Shqipërisë në mënyrë që qeveria most ë thotë gjithmonë A dhe opozita gjithmonë B, por duhet të ekzistojë një frymë më e gjerë bashkëpunimi. Duhet që politikanët në rradhë të parë të përfaqësojnë interesat e vendit dhe jot ë njerëzve, dhe për këtë është e nevojshme një ndjenjë bashkëpunimi më e fortë në shoqëri. " tha ajo nga qyteti i Shkodrës.
Deklarata e ambasadores çeke, Branislava Tomasova nga Shkodra, gjatë një takimi me të rinjtë për sfidat e integrimit
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS