Kryetari i Parlamentit Ilir Meta i bëri thirrje deputetëve të mazhorancës të mos bien pre e provokimeve ndërsa kritikoi Topallin dhe deputetët e PD-së për veprime ekstremiste.
Ilir Meta: "Sa i takon 24 majit jam shumë krenar që shkova më 24 maj në Përmet dhe do të shkoj cdo vit. Më vjen keq për ekstremizmin tënd. Ngjasoni si dy pika uji me ekstremizmin e atyre veteranëve që duke dalë me fotografinë e Enver Hoxhës kujtonë se do na impresionojnë. Sa i takon 24 majit jam shumë krenar dhe do të shkoj cdo vit sepse Kongresi i Përmetit ishte vazhdim i Konferencës së Pezës që vendosi çlirimin e Shqipërisë. (Deputët e PD-së ngrihen në këmbë, ndërsa dëgjohet Topalli që kundërshton) Mbaj qetësinë unë nuk impresinohem as nga ekstremizmi i ithtarëve të Enver Hoxhës " tha Meta.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/