Përmet, ul siparin Festivali i parë Isopolifonik i Sazeve "Laver Bariu"

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 18

Ka ulur siparin në qytetin e Përmetit Festivali i parë Isopolifonik i Sazeve "Laver Bariu".
Festivali i organizuar nga Bashkia e Përmetit është bërë në kuadër të ditëlindjes së mjeshtrit të klarinetës, Laver Bariu, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë (26 janar 2014).
Për tre netë me rradhë artëdashësit përmetarë kanë ndjekur interpretimet mjeshtërore të artistëve popullorë jo vetëm përmetarë, por edhe atyre të ardhur nga Berati, Korça e Kolonja.
Çmimet e këtij festivali mbanin emrat e mjeshtrave më të mëdhenj të muzikës popullore si Laver Bariu, Vasil Mastora, Remzi Lela e Nuredin Nure.
Klarinetisti përmetar Josif Shokollari u nderua me çmimin "Laver Bariu".
Sipas organizatorëve, ky festival ka për qëllim jo vetëm pasurimin e jetës kulturore, por rivitalizimin e traditave më të mira folklorike, trashëgimin e muzikës popullore tek brezat e rinj e rikthimin e traditës së sazeve.
Për tre ditë me radhë ky festival ka përcjellë vlerat më të mira të kësaj pasurie të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, shpirtërore. Ky festival synon të kthehet në traditë për më shumë vëmëndje ndaj kësaj pasurie të trashëgimisë kulturore e cila prej vitesh është lënë në harresë duke kërkuar rikthimin e saj dhe përcjelljen në brezat e ardhshëm.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form