15 vjet nga pengmarrja e autobusit, Protesta: Drejtësi për Flamur Pislin

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Pesëmbëdhjetë vjet nga pengmarrja e autobusit me pasagjerë grekë, dhe vrasja e Flamur Pislit, rreth 30 persona mes tyre përfaqësues të shoqatës së Emigrantëve dhe familjarë të Flamur Pislit protestuan sot paradite për të kërkuar drejtësi.
Ata fillimisht u grumbulluan në qendër të Elbasanit dhe më pas u drejtuan në Krrabë në aksin Tiranë-Elbasan, në vendin ku ndodhi vrasja. Familjarët mbajnë në duar pankarta ku shkruhet "Duam drejtësi, djali ynë nuk ishte kriminel"
Ndërsa mbrëmjen e djeshme lidhja e Emigranteve Shqiptareve ne Romë protestoi në qytetin e Burrelit për të kërkuar zbardhjen e vrasjes më 28 maj 1999.
Në pengmarrjen e autobusit mbeti i vrarë edhe një shtetas grek i quajtur Jorgo Kulurisi.
Në këtë protrestë paqësore nuk ka munguar as babi i të ndjerit Pisli i cili gjithashtu kërkon drejtësi
"Unë që kur mu vra djali nuk kam lënë vend pa trokitur , ndërsa kam gjetur dyert e mbyllura. Por të gjithë vëllezërit e mi që investuan sot këtu dhe i falenderoj nga shpirti , se të gjithë më keni thënë jemi gati të ndihmojmë. Mirë djalin tim e vranë se i vunë emrin terrorrist, po Jorgo Kulisin pse e vranë?! Pse nuk e vrau greku?!
Në fjalën e tij kreu i kësaj shoqatës Vladimir Kosturi kërkoi që të rihapet procesi dhe të zbardhet e vërteta, pasi kjo ngjarje mbetet ende e pazbardhur. Në të kundërt ata do të përshkallëzojnë protestën deri në bllokim të institucioneve.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form