Grushtat në Kuvend, opozita braktis komisionet, Qefalia e mohon: Strazimiri po bën viktimën

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Tirane- Opozita braktis komisionet parlamentare në shenjë proteste ndaj dhunës së ushtruar ndaj deputetit të PD-së Gent Strazimiri.
Deputetët e PD-së braktisën punimet e komisionit të Sigurisë por edhe të komisionit të ligjeve.
Nga ana e tij deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia sqaroi sot sherrin e ndodhur dje në korridoret e kryesisë së Kuvendit me deputetin e PD-së Gent Strazimiri.
Sipas deputetit të PS-së veprimi i djeshëm nuk ka precipituar në dhunë dhe Strazimirit i ishte kërkuar vetëm shpjegim pse kishte përmendur emrin e tij.
Në mbrojtje të Qefalisë janë vënë dhe deputetë të tjerë të mazhorancës të cilët janë shprehur se Strazimiri nuk ka probleme vetëm me deputetët, por edhe me ambasadorin amerikan. Deklaratat janë bërë në fillim të mbledhjes së komisionit të Sigurisë, ku fillimisht ishte e pranishme dhe opozita, por më pas u largua me pretendimin se nuk pajtohet me dhunën.
Pas largimit mazhoranca ka nisur diskutimin e në parim të pr/ligjit për karrierën ushtarake.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form