Gjirokastër- Edicioni i VI i "Fest Argjiro 2014" organizuar në Gjirokastër ka ulur siparin tij. Me qindra qytetarë kanë mbushur shkallët e odeonit për të ndjekur interpretimet më të mira të grupeve folklorike të ardhura nga i gjithë Ballkani.
Sipa drejtoreshës së Zyrës së Turizmit në Gjirokastër, Denisa Pesha ,ky festival është një paradë jo vetëm e kostumeve popullore dhe traditave folkorike të vendeve pjesëmarrëse, por mbi të gjtha kryesisht të mikpritjes gjirokastrite.
Kreu i bashkisë Gjirokastër, Flamur Bime, pohon se veprimtari të tilla do të jenë në vijimësi në qytetin e UNESKO-s për të promovuar trashëgiminë e qytetit, historinë dhe arkitekturën e tij.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/