A1 Report - Greva e urise me 17 ish-nepunes I bashkohen 5 police te shkarkuar

Report TV 2015-08-22

Views 79

TIRANE - Pesë policë të shkarkuar nga detyra, i bashkohen grevës së urisë së ish-nëpunësve të administratës publike të ngujuar në çadrat e vendosura përbri kryeministrisë në lulishten e Piramidës, e cila tashmë ka hyrë në ditën e shtatë të saj. Ata janë Ismail Elezi, ish-drejtori i Krimit Ekonomik, Qamil Shkaba, ish-komandant në Korçë, Shefki Lushaj dhe Bledar Kruja, ish-inspektorë në Policinë e Tiranës, si dhe Hivzi Bushati ish-kreu i FNSH-së në Shkodër. Ata janë shoqëruar drejt çadrave nga Erzen Breçani, ish-zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës.

Ndërkaq së bashku me grevistin tjetër Tonin Kolthi, ish-inspektor tek komisariati i Kurbinit, shkon në 6 numri oficerëve të policisë të shkarkuar nga puna të cilët janë futur në grevën e urisë.

Edmond Idrizi është nisur për në spital pas gjendjes së rënduar shëndetësore duke e lënë në 17 numrin total të personave në 'tendën e urisë'.Gjithashtu Mimoza Boçari ish-mjeke, Gladiola Bardhoshi ish-punonjësje sociale në Ndërmarrjen e Konvikteve, Ludovik Berisha, ish-zjarrëfikës dhe Mehmet Cenmurati, ish-gardist janë larguar përfundimisht nga greva. Pasi mori ndihmën mjekësore në spital, grevisti Edmond Idrizi u rikthye ne grevë.

ORA 14:10 NJE TJETER ISH-POLIC I BASHKOHET GREVES
Ish-kreu i FNSH-së në Shkodër Fivzi Bushati para futjes në grevë tha se mori këtë vendim pasi kjo nuk është një grevë politike por për bukën e gojës. Ai tha se është shkarkuar padrejtësisht dhe kërkoi rikthimin e tij në punë.

"Jam këtu për të shprehur se unë si oficer i policisë që nga 92 ku kam drejtuar vazhdimisht jam liruar me telefon pa asnjë lloj motivi. U thashë se nuk kam filluar punë me telefon dhe akoma pres një vendim me shkrim, dhe unë kam një urdhër që strukturograma e këtij viti me atë të vitit 2012 nuk ka asnjë ndryshim. Kjo nuk është grevë politikë por për bukën e fëmijës.Ndodhem këtu për të protestuar fuqishëm. Mos të harrojmë se jam këtu për të protestuar ndaj të gjithë atyre emërimeve jashtë ccdo kriteri. Kur jam liruar nga policia, ministri Tahiri tha se janë larguar nga puna të gjithë të inkriminuarit dhe të korruptuarit. Dua t'i bëj thirrje ministrit se nëse jam i inkriminuar apo i korruptuar të më ccojë në burg. Jam nga ata që jam trajnuar në të gjitha shkollat më të mira të SHBA dhe të BE."
ORA 13:13 LARGOHET PER NE SPITAL GREVISTI IDRIZI
Edmond Idrizi biznesmen dhe ish-kryeinspektor në burgun 302 është larguar për në spital pas gjendjes së rënduar shëndetësore. Sipas mjekëve Idrizi ka pasur hipertension dhe dhimbje stomaku për shkak të mungesës së ushqimit.

Share This Video


Download

  
Report form