FIER - Parku i arkeologjik i Apoloninë është ndër destinacionit turistike më atraktive në qarkun e Fierit, por aksi rrugor që të çon në këtë park prej vitesh nuk njeh gjuhën e investimeve.
Ky segment rrugor ndonëse është vetëm tre kilometra, në gjithë gjatësinë e tij është i mbushur me gropa dhe cilësia e dobët e punimeve e ka dhënë impaktin e saj negativ.
Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 REPORT japin një panoramë të qartë të gjendjes në këtë segment rrugor, ndërsa drejtori i parkut arkeologjik të Apolonisë, Marin Haxhimihali, pohon për AI REPORT së në këtë rrugë pushteti lokal nuk ka investuar prej vitesh.
Sezoni turistik tashmë është çelur, ndërsa turistet e shumtë të cilët do përballen më gjendjen e këtij segmenti rrugor më siguri që do mendohen gjatë përpara se të vizitojnë sërish këtë park.