Shkodër - Mbyllja e tregut "Zdrale" në Shkodër ka shënuar protesten e radhës ku rreth 500 tregtarë kanë protestuar para Myftinisë Shkodër.
Në mbështetje të tyre ishte edhe kryetari i BSPSH Shkodër, Albert Tuka, i cili i kërkoi përfaqësuesve të Myftinisë të marrin parasysh kërkesat e tregtarëve, pasi sipas tij, këta të fundit janë taksapagues të rregullt dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre konformë të gjitha rregullave që parashikon ligji.
Nga ana tjetër, tregtarët i kanë bërë thirrje myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed Sytarit, që të lidhë një marrëveshje të re me këta tregtarë, duke u lejuar atyre ushtrimin e aktivitetit të tyre.
Myftinia Shkodër pak kohë më parë bëri me dije se të gjithë tregëtarët do të largohen nga ky ambjent, pasi trualli i tokës është në pronësi të saj. Tentativa për të gjetur një zgjidhje të përbashkët mes palëve nuk ka qenë rezultative, ndërkohë që bashkisë i kërkohet të mundësojë një tjetër ambjent ku këta tregëtarë, numri i të cilëve është tepër i lartë, të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/