A1 Report - Llalla: Krimi me i sofistikuar se policia, arrin deri tek zyrtaret

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE - Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, do të ndikonte në uljen e kriminalitetit në vend. Duke pohuar se ka dijeni që krimi i organizuar arrin deri tek zyrtarët, prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, nga takimi rajonal me homologët e Ballkanit Perëndimorë, kërkoi mbështetjen e vendeve të Bashkimit Europian në këtë drejtim.

Sipas kryeprokurorit, sfida e krimit të organizuar përballohet jo vetëm me forcimin e shtetit ligjot, por edhe me rritje ekonomike, ndaj sipas tij një vendim pozitiv për statusin e kandidatit në qershor do të ndikonte në zhvillimin e vendit, e rrjedhimisht në luftën ndaj grupeve kriminale.

"Po shtohen grupet kriminale edhe brenda zyrtarëve por kjo kërkon rritje të shtetit ligjor. Tashmë mendoj se në vendin tonë ka ardhur koha për ngritjen e funksioneve të përbashkëta me vendet e rajonit të cilat kërkojnë bashkëpunim me vendet e rajonit. E kuptojmë shqetësiminn lidhur me krimin e organizuar ballkanik. Ajo që po mundohemi të krijojmë është besimi në BE se po luftojmë krimin. Lufta ndaj krimit ndërinstitucional kërkon mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ballkani ka nevojë për mbështetje të gjithanshme për luftën e këtij krimi. Kjo sfidë përballohet me rritje ekonomike. Pavarësisht se Shqipëria po punon për këtë rritje nuk mund të krahasohet me atë të vendeve të BE, prandaj kërkohet suport më i madh i vendeve të BE. Marrja e statusit është një hap shumë i madh drejt integrimit. Pas pak javësh KiE do të vendosë për këtë, besoj se e meritojmë pasi ky zhvillim do të ndikonte në rritjen ekonomike dhe do të ndikonte edhe në uljen e normës së kriminalitetit pasi një vend i zhvilluar ekonomik nuk ka përse të kërkojë alternativa kriminale për tu pasuruar. Ky sugjerim është në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar. Ajo që kërkon Shqipëria është mbështetja më e madhë për ta shndërruar në efikasitet më lartë", u shpreh kryeprokurori Adriatik Llalla.

LLALLA: GRUPET KRIMINALE ME TE SOFISTIKUARA SE ORGANET E SHTETIT
Pavarësisht se pohoi rritjen e forcës kundër grupeve kriminale dhe trafikut të drogës, Llalla tha se vitet e fundit vendi po përballet me grupe kriminale të sofistikuara më shumë se organet e shtetit.

"Ky takim dëshmon frymën e bashkëpunimit mes vendeve tona, vëçanërisht në drejtësi. Vitet e fundit ka pasur shtim të numri të ekstradimeve dhe personave të ndaluar. Trafiku i këndës narkotike është në rend të ditës në të gjitha vendet. Shumë vende e konsiderojnë Ballkanin si vend tranzit të lëndës narkotike por edhe si prodhues të saj veçanërisht të kanabisit. Vendet e Ballkanit janë të vetëdijshëm për këtë fenomen dhe të vendosur për ta luftuar. Nga ana e saj prokuroria ka shtuar ndjeshëm forcën kundër këtyre grupeve kriminae. Po ashtu në bashkëpunim me vendet e rajonit dhe ato të BE-së është arritur të goditen disa grupe kriminale. Shqipëria këto vitet e fundit po përballet me grupe kriminale të sofistikuara më shumë se policia".

ZAGANJORI: TE NDRYSHOHET LIGJI, ME SHUME KOMPETENCA PER PROKURORIN E PERGJI...

Share This Video


Download

  
Report form