TAV, Maqedonia duhet të zhvilloj trafikun ajror

alsatmtv 2015-08-22

Views 0

Maqedonisë i duhet urgjentisht kompani fluturimi vendore që do ta rrite numrin e pasagjerëve në aeroportet e saj. Kjo ishte porosia e koncesionuesit të aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit, Sani Shener nga kompania "Tav". Ai vlerëson se Maqedonia duhet ta marrë përsipër pjesën e mbetur të zhvillimit të trafikut ajror për shkak se kjo do të stimulojë edhe ekonominë vendase. Shener i cilëson aeroportet e Maqedonisë si vende me pozitë shumë të volitshme gjeografike që duhet të shfrytëzohen. Sipas tij, çdo investim minimal në aeroport, do të shumëfishohet dhe reflektohet në ekonominë vendase.

"Ajo që mungon është një kompani fluturimi si "Macedonian Airlines", që patjetër duhet të themelohet. Ne investuam në aeroportin kurse Maqedonia duhet të investojë në kompani ajrore. Jam i sigurt që kjo do të ndodhë shumë shpejtë dhe me këtë do të ketë edhe rritje të numrit të udhëtarëve. Çfarë domethënie ka rritja e numrit të udhëtarëve për ne dhe Maqedoni? Një milion udhëtar, do të thotë vend pune për 3 mijë njerëz, edhe atë 1 mijë në aeroport, 1 mijë në qytet si vozitës taksie, si dhe 1 mijë të tjerë punonjës të kafeneve, restoranteve, dhe shërbimeve hotelierike. Kjo do të thotë se vetëm një dollarë i investuar në trafikun ajror shumëfishohet në 3,25 dollarë si të ardhura indirekte për shtetin", u shpreh Sani Shener, drejtor i "TAV, Holding".

"Tav Holding" përveç Maqedonisë, është i pranishëm edhe në Kroaci, Letoni, Arabi Saudite, Gjeorgji dhe Tunis, ku aeroporte saj janë më të mëdhatë. Në Maqedoni vitin e kaluar kompania "TAV" ka pasur fitime prej 18 milion eurosh. Investimin që ka bërë "TAV"në Maqedoni është 120 milion euro, shumë kjo e cila pritet që të kthehet në afat prej 15 vitesh. Aeroporti i Shkupit aktualisht frekuentohet nga rreth 700 mijë pasagjerë në vit. Ferikan Iljazi

Share This Video


Download

  
Report form