Gjoba të pakuptimta për televizionet, për shkak të lëshimit të muzikës

alsatmtv 2015-08-22

Views 4

Pas shqiptimit të dënimit me nga 20 mijë euro për televizionet kombëtare, Tellma dhe Sitel për kinse mos emetimit të muzikës popullore sipas orëve të planifikuara, dolën në pah zbrazëtirat dhe të pathënat e Ligjit për shërbimet audio dhe audio vizuale. Sipas këtij ligji, për muzikë konsiderohet vetëm këngë e cila përmban këndime, dhe të tjerët që kanë vetëm instrumentale nuk bien në asnjë kategori, gjë që ju krijoi probleme televizioneve. Drejtorët e TV kombëtare thonë se nuk është keq të punohet një katalog ku do të shpjegohet çdo këngë në çfarë zhanri bie, a është argëtuese ose popullore. Kreu i Agjencisë për Media Zoran Trajçevski, thotë se kjo nuk është e mundshme, sepse nuk ka si të freskohet katalogu. Por thotë se, pikërisht shkaku i paqartësive do të kërkojnë ndihmën nga ekspertë të Fakulteti të Arteve Muzikore.

"Do t'i drejtohemi edhe Fakultetit të artit muzikor që të na thonë se a thua pikat e tilla bëjnë pjesë në pika vokale ose vokalo- instrumentale. Këto janë pika specifike, pasi që, në fakt nuk ka as fjalim e asgjë tjetër, por vetëm lëshim të tingujve të çuditshëm. Prandaj, do të kërkojmë mendimin që të mos jetë se jemi tendencioz ndaj televizionit Telma dhe ekspertët të thonë a thua janë pika vokale ose vokalo- instrumentale", tha Zoran Trajçevski -- kryetari i Agfjencisë për shërbime audio dhe audio- vizuale.

"Dikush dëshiron vetëm muzikë të lehtë, dikush popullore, ne preferojmë muzikë serioze. Dhe tani në cilën muzikë ta vendosim veprën e Toma Proshevit. Prë shembull, simfonia 40, nëse e lëshojmë të Kiril Makedonskit, nga Stojkov ose cilido kompozitorit tonë në cilën muzikë llogaritet kjo? Sipas ligjdhënësit, muzika maqedonase është vetëm muzikë argëtuese dhe popullore", u shpreh Risto Lazarov -- drejtor dhe kryeredaktor i Telma.

"Ka shumë të pathëna, sepse matet vetëm ekzekutimi vokalo- instrumental ose kënga në të cilën nuk ka këndim. Çfarë do të bëhet nëse një këngë ka 4 minuta instrumental dhe vetëm dy sekonda paraqitet vokal. A është kjo muzikë vokale ose instrumentale ose nën variantin e pikës muzikore. Albumi i fundit i Karolinës nëse trajtohet fitimi i solistes atëherë nuk është muzikë popullore, por fitimi i muzikës, e atëherë është muzikë popullore. Mendoj se Agjencia duhet të bëjë një lloj të katalogut në të cilin do të përfshihen pikat kontestuese muzikore", theksoi Ivan Mirçevski -- drejtor i televizionit Kanal 5.

Share This Video


Download

  
Report form