A1 Report - Zbulohet vendimi i Gjykates, për grevistin:'Shkarkimi, i drejte!'

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE - E ndërsa Shoqata e të Larguarve nga Administrata pretendon se kanë fituar proceset gjyqsore, në shkallën e parë, që ju jep të drejtën të rikthehen në punë. Televizioni A1 Report zbulon vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, që ka refuzuar kërkesën e grevistit Leonard Strazimiri për tu rikthyer në punë.

Në vendimin e gjykatës pas vërtetimit edhe të argumenteve nga dyja palët, gjykata vendosi që ti refuzojë kërkesën për rikthim pasi nuk gëzon mbrojtje ligjore. Gjithashtu gjykata ka dalë në përfundim se paditësi nuk gëzonte statusin e nëpunësit civil. Në vendimin e gjykatës të shpallur në 30 prill të këtij viti, gjithashtu argumentohet se referuar edhe vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë në datën 14.4.2003, i kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Kontrata e punës është një marrëdhënie vullneti dhe rezultat i shprehjes së vullnetit të lirë të palëve, ndaj punëdhënësi nuk mund të detyrohet të rimarrë në punë një punëmarrës jashtë dhe kundër vullnetit të tij.

Por përvec argumetit të gjykatës, Strazimiri ka marrë disa herë paralajmërime për përjashtim nga puna, si dhe nuk frekuentonte rregullisht punën. Leonard Strazimiri, iu bashkua së fundmi grevës së urisë së Shoqatës për Mbrotjen e të Larguarve nga Puna, me kërkesë rikthimin në detyrë të gjithë të larguarve.

Strazimiri ka qenë punonjës në Shërbimin Social Shtetëror, dhe më kalimin e kohës, pas ardhjes në pushtet të PD në 2005, është ngritur në postin e drejtorit.

Share This Video


Download

  
Report form