Berat- Një 38-vjeçar nga lagjia "Kushtrim" në rrethin e Beratit është gjetur i mbytur në ujërat e lumit Osum.
Sokol Hysa ka shkuar për peshkim mesditën e të mërkurës, por nuk është kthyer në mbrëmje në shtëpi.Të shqetësuar sepse ai nuk përgjigjej edhe mëngjesin e djeshëm në telefonin celular,familjarët kanë njoftuar policinë.
Menjëherë kanë filluar kërkimet nga ana e uniformave blu dhe banorëve të zonës ku mendohej nga familjarët se 38-vjeçari shkonte për peshkim dhe pas disa orë kërkimesh,trupi i pajetë i tij është gjetur në breg të lumit Osum,në afërsi të fshatit Vodicë dhe është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/