Tahiri për protestën: E drejtë legjitime, qeveria në këmbë për sigurinë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Tiranë- "Nuk kam ndonjë koment shumë të madh për protestën e opozitës. Eshtë një e drejtë legjitime dhe demokracia fundja kjo është, e drejta e secilit për të zgjedhur kauzën që do, për të thirrur publikun në protestë.Nga ana tjetër, siç e shihni, unë jam në punë, qeveria është në punë, bashkë me partnerët ndërkombëtarë, jemi në detyrë për të garantuar që qytetarët shqiptarë janë më të sigurt në një vend që me reformat që po ndërmarrim, me siguri do të jetë shumë më i mirë nga ç'ishte kur e morëm".
Ky ka qenë qëndrimi i Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri,për protestën e opozitës. Ndërkohë që përballë selisë së qeverisë protestohej,Tahiri ka pritur në zyrën e tij për më shumë se 1 orë, Drejtorin e Përgjithshëm për zgjerimin e BE-së Christian Denilsson.
Në përfundim të takimit Ministri garantoi diplomatin e lartë europian, për vendosmërinë e qeverisë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit.
Nga ana e tij Denilsson nuk doli nga thënia kornizë e çdo diplomati europian që viziton Tiranën, se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është kërkesë thelbësore për integrimin dhe sfidë për Shqipërinë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form