A1 Report - Kurveleshi si pjese e Himares Balancohet popullsia e minoritetit

Report TV 2015-08-22

Views 21

TIRANE- Harta e re territoriale rikthen në vëmendje debatin e minoriteteve. Propozimi i deputetëve të majtë për ta nxjerrë Himarën njësi më vete, duke përfshirë Vranishtin, Himarën, Lukovën, dhe Kurveleshin, balancon numrin e popullsisë së minoritit grek me shqiptarët. Historikisht krahina e Himarës nuk është cilësuar si minoritare greke, ndërsa Dropulli dhe Livadhjaja janë përfshirë në grupimin etnik grek që pas viteve 1990.

Kësisoj me ndarjen e re administrative, Himara do të dalë më vete nga Vlora dhe do të ketë nën administrim një numër shumë më të madh komunash, ku Kurveleshi dhe Vranishti janë pjesë e Labërisë.

Kësisoj nëpërmjet kësaj ndarje, Himara do të bëhet një zonë administrimi që ka në përbërje të saj pothuajse të gjithë pjesën e bregdetit të Jonit.

Saranda do të bëhet qyteti më jugor i vendit, i cili do të jetë tërësisht i shkëputur nga pjesa minoritare duke u përgjysmuar.

Krahas kësaj, sipas ndarjes së re, Saranda do të marrë nën administrim zonat e Çamërisë si Konispol, Xarrë.

Zonat e tjera minoritare si Livadhjaja dhe Dropulli do të jenë njësi më vete. Dropulli i Poshtëm do të bashkohet me Dropullin e Sipërm dhe me Pogonin duke krijuar një njësi të vetme.

Ndërsa Livadhjaja do të marrë një territor të gjerë nga Saranda duke krijuar zonën tjetër minoritare. Konkretisht asaj do t'i bashkëngjiten Finiqi, Mesopotami dhe Aliko duke zmadhuar këtë zonë më shumë se sa Saranda e cila mbetet një rrip i hollë bregdetar.

Një tjeter debat që mund të nis është edhe ai për Tiranën. Sidomos kur vjen fjala te votat.

Varianti i dytë me 39 njësi vendore parashikon ta bëjë Kamzën pjesë e njësisë së Tiranës.

Ndërsa varianti i tretë me 47 njësi e ndan Kamzën njësi me vete, ku përfshihet Zallherri dhe Paskuqani. Kjo do të ruajë balancën e votave ku mazhoranca e majtë ka një avantazh të theksuar ndaj PD-së, avantazh i cili kompenson votat pro demokratëve të Farkës, Kasharit, Vorës, etj. Kjo pasi në Kamzë është përfshirë edhe Paskuqani të cilat njihen si bastione të demokratëve.

Konkretisht PD në Kamëz ka një epërsi prej rreth 6 mijë votash duke përfshirë edhe Paskuqanin ky avantazh shtonë në rreth 7 mijë vota pro demokratëve. Kësisoj me shkëputjen e tyre nga Tirana bëhet edhe balancimi i votuesve ku njësinë vendore të kryeqytetit ta ketë në epërsi e majta.

Share This Video


Download

  
Report form