Në një kohë që në Tiranë ka nisur greva e urisë nga personat që kanë humbur vendin e punës, Ministri i Mirëqënies Sociale nga Gjirokastra premton hapje të tyre, falë çeljes së zyrës në funksion të qytetarëve.
Qyteti i gurtë rregjistron hapjen e zyrës së 6-të të punësimit. Për Ministrin Veliaj një rëndësi të veçantë duhet të ketë marrëdhënia shtet -biznes dhe arsimi profesional, që është cilësuar si një instrument i rëndësishëm për punësimin e të rinjve.
Ambientet e zyrave të reja të punës, në ndryshim nga ato të mëparshmet, ndodhen në zonën muzeale. Përzgjedhja është bërë në kuadër të rijetëzimit të qendrës historike.
I pranishëm në takim ka qenë edhe deputeti tjetër i zones, Anastas Angjeli.
Qarku i Gjirokastrës numëron sot 4934 të papunë, 2992 e të cilëve paguhen me ndihmë ekonomike, ndërsa 193 persona me pagesë papunësie ku numrin më të lartë në rang qarku e mban qyteti i Gjirokastrës, me mbi 2600 të papunë, shifër kjo relativisht shumë e ulët krahasuar me qytete të tjera të vendit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/