A1 Report - Berisha kontradiktor, në 2010: Greva jo humane, sot e mbron

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE- Ish-kryeministri Berisha doli dje në mbështetje të grevës së urisë pranë Kryeministrisë, duke dalë në këtë mënyrë kundër parimeve të tij rreth 4 vjet më parë. Konkretisht kur Partia Socialiste nisi grevën e urisë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku kërkonte hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, ish-kryeministri Berisha theksoi se ky akt i bërë nga ana e ish-opozita socialiste është një krim kundër njerëzimit. Në një deklaratë të tij, Berisha theksonte se Rama po nxjerr njerëz që të sakrifikojnë jetën duke e cilësuar si jo human këtë akt.

"Si karnavalë të vërtetë ngritën çadrat para Kryeministrisë dhe Parlamentit dhe nisën të ashtuquajturën grevë qesharake, vetëm e vetëm për të bllokuar integrimin, për të bllokuar vendimin për liberalizimin e vizave. Unë jam mjek dhe është nihiliste, jo humane të çosh të tjerët drejt sakrificës me jetë, është nihilizëm",- ka deklaruar Berisha në vitin 2010, kur PS kishte dalë në grevë urie në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Por, dje, pasi kishte filluar greva e urisë, pranë Piramidës, ish-kryeministri iu bashkua protestuesve duke dhënë mbështetjen e tij, pra duke dalë në këtë mënyrë në kundërshtim me vetveten.

Berisha shkoi pranë çadrës ku u vendosëm 10 të larguarit nga puna, të cilët kanë filluar grevën e urisë dhe është shprehur se kryeministri Rama po sillet si Janukoviçi i fundit i Ballkanit. "Ata erdhën me një vendim sublim dhe u dërgoi të gjithë bandat me uniformë. Ai paraqet Janukoviçin e Ballkanit. Demokratët do dinë t'i përgjigjen Janukoviçit siç e meriton."- u shpreh Berisha duke dhënë mbështetjen maksimale ndaj protestuesve dhe duke lenë mënjanë humanizmin e mjekut.

Thirrja për protestë
Pavarësisht se greva e urisë nisi në orët e pasdites së djeshme, ish-kryeministri Berisha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në grevën e urisë. "Thirrje urgjente. Të gjithë tek Piramida, kundër klikës në pushtet. Ju bëjë thirrje qytetarëve: të gjithë në mbështetje të grevistëve që me jetën e tyre vendosën të mbrojnë të drejtat e tyre të ligjshme, po mbrojnë dinjitetin tonë dhe kafshatën e gojës së fëmijëve të tyre. Beteja nisi! Ne do fitojmë!!" Pavarësisht se thirrja e tij u bë nëpërmjet rrjetit social "facebook", ajo u pasqyrua në të gjitha mediat, por nuk pati asnjë rezultat.

Në këtë protestë ishin rreth 100 veta ku përfshiheshin edhe trupa mediatike së bashku me deputetët. Mbështetësit e grevës përbënin edhe administratën e Partisë Demokratike, si edhe anëtarët e Forumit Rinor të PD-së, ku mesa duket thirrja e tij për të dal në tubim doli huq. Për rreth 30 minuta Berisha u ul në shkallët e Piramidës, gjest ky që bie disi në kontradiktë me sjelljen e tij. Piramida është ndërtuar në shenjë nderimi për ish-diktatorit Enver Hoxha, ish-muzeu i diktatorit dhe pikërisht në këtë vend është ulur dje Sali Berisha, personi i cili shihet si një nga kryesuesit e rrëzimit të sistemit komunist.

Share This Video


Download

  
Report form