Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në shëtitoren "Taulantia" të Durrësit, në prani të dhjetra kalimtarëve, që i ka pushtuar paniku.
Televizioni "A1Report!" disponon pamjet ekskluzive të ngjarjes, ku bie në sy indiferenca e qytetarëve. Në fotot më poshtë është pikërisht personi i goditur me thikë në qafë dhe i transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Policia nuk ka vonuar dhe ka njoftuar pas pak se ka arrestuar autorin e pragosjes, 26-vjeçarin Dritan Biçaku nga Qarrishta e Librazhdit, qëu kap në ikje e sipër pranë Monumentit të Rezistencës. Ai u dërguar në policinë e Durrësit dhe ndaj tij nisi marrja në pyetje për shkaqet që e çuan në këtë akt dhe në publik.