Aksident rrugor në Tetovë, humb jetën maturanti Egzon Ceka

alsatmtv 2015-08-22

Views 2

Një i vdekur dhe katër të lënduar nga të cilët njëri në gjendje të rëndë shëndetësore. Ky është bilanci i aksidentit të katër maturantëve, që ndodhi sot në mëngjes në afërsi të pikës pagesore në hyrje të Tetovës. Sipas policisë, aksidenti është pasojë e vozitjes së shpejtë dhe humbjes së kontrollit mbi makinën Toyota, e cila drejtohej nga tanimë i ndjeri Egzon Ceka nga Tearca. Një nga maturantët e lënduar është dërguar në klinikën e Shkupit, por jeta e tij nuk është në rrezik, ndërsa të tjerët janë lëshuar për kurim shtëpiak.

"Në departamentin e kirurgjisë në spitalin klinik të Tetovës u sollën pesë të lënduar nga të cilët njërin e sollën pa shenja jete, ne vetëm konstatuam vdekjen e të riut në ambulancë. Njëri prej kolegëve të tyre ishte me lëndime më të rënda trupore, me frakturë të komplikuar, lëndime gjoksi dhe barku shkaku i seriozitetit të lëndimit dhe trajtimit kompleks u përcoll për qendrat klinike në Shkup. I ndjeri që u soll ishte pa shenja jete me lëndime të kokës. Nga ekzaminimi që u bë u konstatua se vdekja ishte e menjëhershme", deklaroi Ylber Besimi, mjeku kujdestar.

"Vetura e tipit Toyota, e drejtuar nga 19 vjeçari E.C nga Tearca ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, me çka është rrotulluar. Vozitësi ka marrë lëndime të rënda me çka menjëherë ka humbur jetën ndërsa me lëndime të rënda ka përfunduar bashkë udhëtarja 19 vjeçare, B.I. nga Poroi, e cila pas kontrollit në spitalin e Tetovës, me urgjencë është dërguar në klinikën e Shkupit. Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen aksidentit", tha Marjan Josifoski, Zëdhënës i SPB-Tetovë.

Sipas dëshmitarëve, maturantët pas festimit të mbrëmjes së maturës, me makinë kishin dalë për të bërë xhiro në autostradën Tetovë Gostivar dhe me të kthyer janë aksidentuar. Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form