Gjendja e qetë paraqitet sot në lagjen Gjorçe Petrov

alsatmtv 2015-08-22

Views 1

Në lagjen Gjorçe Petrov sot asnjë shenjë nga protestat e mbrëmshme. Qytetarët kryenin detyrat e përditshme në qetësinë e zakonshme. Rrugët ishin pastruar nga mbeturinat që kishin lënë pas kontejnerët e djegur. Dëshmi e vetme për situatën e tensionuar, është prezenca e madhe e policisë.

'Pas protestave të dy ditëve të fundit, sot situata në Gjorçe Petrov është e qetë. Banorë të Gjorçes, shqiptarë dhe maqedonas, jetojnë pranë njëri tjetrit. Por për çdo rast, autoblindë të policisë janë të gatshëm për shpërndarje turme'.

"Nuk ka, nuk ka asgjë. Situatë e qetë. Probleme të vogla dhe kaq".

"Këtu kemi qenë super. Hiq pa problem".

"Qetë, qetë, nuk ka kurrfarë probleme".

"Ajo është krim, dhe atë do ta zgjidhin organet, dhe kaq" .

Mbrëmë qindra protestues, kryesisht të rinj, u mblodhën në rrugën që lidh lagjen Gjorçe Petrov me Sarajin, për të shprehur revoltin e tyre për vrasjen e maturantit. Protesta eskaloi rreth orës 20:30, kur protestuesit dogjën kontenjerë dhe u përleshën me policinë.

Për të shpërndarë turmën policia u detyrua të përdorë edhe shok bomba. Turma e të rinjve u shpërnda në grupe të vogla dhe u lokalizua. Policia njoftoi për dhjetëra të arrestuar.

"Për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike gjatë intervenimit të policisë janë ndaluar gjithsej 27 persona. 16 në stacionin policor në Kisella Vodë, 11 në Karposh", tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Deri në mbarimin e protestës, numri i të arrestuarve kishte arritur në 40. Ndërkohë sot në mesditë është kryer edhe varrimi i 18 vjeçarit Angell Petkovski. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form