Pafajësi. Kjo ka qënë kërkesa e mbrojtjes në seancën e radhës ndaj kryetarit të Komunës Postribë Faz Shabaj, kryetarit të Misionarëve të Paqes të Pajtimit të Gjaqeve Nikoll Shullani, dhe 6 kryepleqve të Postribës, të cilët akuzohen për falsifikim dokumentash me qëllim përfitim azili në shtetet europiane.
Në konkluzionin përfundimtar, mbrojtja është arsyetuar se të akuzuarit për lëshim të dëshmive fallso nuk kanë konsumuar vepër penale pasi nuk ekziston kjo vepër.
Nga ana tjetër, prokurori ka ripërsëritur faktin se dokumentet e lëshuar janë të fallsifikuar dhe prandaj përbën veper penale. Pas seancës gjyqësore, kryekomunari Shabaj ka deklaruar se është tërësisht i pafajshëm.
2 vite e gjysëm në provë ka kërkuar prokurori i çështjes për kryetarin e Komunës së Postribës Faz Shabaj, i cili akuzohet për lëshimin e dëshmive fallco për gjakmarrje.
Në vazhdën e kërkesave përfundimtare, prokurori i çështjes Arben Smaci, ka kërkuar që kreu i Misionarëve të Paqes të Pajtimit të Gjaqeve Nikoll Shullani, për 2 vite të mos ushtrojë asnjë funksion shtetëror, ndërsa 6 kryepleqtë e Komunës së Postribës të punojnë 350- 400 orë punë në shërbim të komunitetit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/