TIRANE - Parkimi i automjetit në Tiranë mbetet vërtet një shqetësim, ndërsa ajo që ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në afërsi të stacionit të Trenit ngjason me një ring boksi.
Kamera e A1Report ka mundur të fiksojë momentet ku roja i parkingut me uniformën e policisë private është i dhunuar dhe dërgohet për mjekim në spital nga kolegët e tij.
Shoferi i cili ka dhunuar rojen i përket kamionçinës me targë AA 892 Ay, i cili pas goditjes së rojes është larguar duke braktisur dhe mjetin.
Në vendngjarje kanë mbërritur dhe blutë e komisariatiti numër 3 të cilët kanë identifikuar personin dhe shpallur në kërkim atë.
Ngjarja e cila ka nisur nga shkaqe banale ka shqetësuar jo pak qytetarët, të cilët kanë qenë duke kaluar në ato momente, dhe kanë ndjekur me kureshtjen ngjarjen, teksa roja i gjakosur me një fasho në sy largohej për në spital.
Parkimi në të cilën është vendosur kamionçina është parkim i personalizuar pasi korespondon me vijat e verdha ndërsa kanë nisur hetimet dhe për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.