Familja Guri në fshatin Belesovë, të komunës Lumas, banesa e së cilës pak ditë më parë u përmbyt nga vërshimi i ujit të përroit, nuk ka përfituar asnjë ndihmë nga institucionet shtetërore.
Apelit që familjarët kishin bërë për gjendjen me të cilën po përballeshin, i është përgjigjur vetëm "Kryqi i kuq" dega Berat, i cili ka dhuruar një kontigjent ndihmash për këtë familje. 5 pjesëtarë të kësaj familje, 2 nga të cilët në gjendje shëndetësore mjaft të rënduar janë të detyruar të jetojnë në qiell të hapur.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/