Lëkundet Shqipëria, tërmet me magnitudë 5.2. qytetarët kalojnë natën jashtë, dëme në disa qytete

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter ka tronditur mëngjesin e sotëm thuajse të gjithë vendin tonë.
Lëkundjet e kanë patur epiqendrën në Cërrik, por janë ndjerë të forta edhe në Tiranë, Kucovë, Fier dhe rrethinat e tjera.
Tërmeti që u regjistrua në orën 02:59 të mëngjesit të sotëm dhe u pasua nga 5 lëkundje të tjera.
Tërmeti shkaktoi panik tek banorët, shumë prej të cilëve kaluan natën jashtë si dhe dëme materiale në banesa kryesisht në fshatrat e Lushnjes, në Cërrik dhe Elbasan.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Durrës Berat, Kuçovë, Gramsh, Fier, Vlore, Krujë, Laç, Milot dhe Peshkopi.
Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Cërrik, 43 km në Jug të Tiranës dhe 30 km në Veri-Lindje të Fierit dhe 5 Km në Lindje të Lushnjës, dhe lëkundjet kanë zgjatur rreth 10 sekonda. Si pasojë e tërmetit në qytetin e Lushnjës ka pasur dhe shkëputje të energjisë elektrike.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form