Kryetari i bashkisë Cërrik: Banorët kaluan natën jashtë, dëme materiale në një pallat

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 5

-Lëkundje të forta sizmike kanë tronditur mëngjesin e sotëm thuajse të gjithë vendin tonë.
Lëkundja e parë është shënuar rreth orës 02:59 minuta të mëngjesit. Të dhënat paraprake flasin për një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.
Në një lidhje telefonike për Ora News kryetari i bashkisë së Cërrikut, Servet Duzha informoi se lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik dhe një pjesë e banorëve kanë kaluar natën jashtë.
"Lëkundjet kanë qenë të fuqishme. Banorët e qytetit gjatë gjithë natës kanë qëndruar jashtë. Pallati 86 i njohur si pallati i Hidrocentralit të Banjës ka pësuar çarje. Nuk ka pasur shembje por ka pasur çarje.. Do jenë ekspertët që do të përcaktojnë nëse do të vazhdojë të jetë e banueshme kjo ndërtesë apo jo."
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS