Ndeshja për Kupën e Shqipërisë është shoqëruar me shumë tension mes tifozerisë vlonjate dhe asaj kuksiane ,kur këta të fundit, duket se nuk janë kënaqur me rezultatin dhe pse kishin dominuar pjesën më të madhe të tribunës në këtë ndeshje.
Tensionet kanë vijuar dhe pas përfundimit të ndeshjes kur tifozët kuksiane dhe ato të flamurtarit janë konfliktuar në distancë, por jo vetëm.
Kjo është panorama e tensionuar mes tifozëve ,ku është dashur në shumicën e rasteve ndërhyrja e forcave të shumta të policisë për të qetësuar situatën e ndezur pas përfundimit të ndeshjes.
Por ndërsa duhet të qetësonin dhe të largonin tifozerinë kuksiane, policia nuk ka lejuar të dilnin tifozët vlonjatë në një situatë që ishte tashmë e agravuar.
Këto momente janë shoqëruar dhe me thyerje stolash nga tribuna, apo dhe të sinjalistikave rrugore