A1 Report - Haxhinasto inspekton aksin rrugor Lin-Pogradec:Duhet standard i larte

Report TV 2015-08-22

Views 0

POGRADEC - Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka inspektuar paraditen e sotme punimet për asfaltimin e aksit rrugor Lin-Pogradec, i cili prej kohësh është shndërruar në një makth të vërtetë për udhëtarët.

Fillimisht Ministri Haxhinasto u njoh me ecurinë e punimeve, ndërsa u shpreh se ky segment rrugor do të jetë me standarde të larta duke ju përshtatur më së miri kërkesave të turizmit.

"Një standard më të lartë për sa i takon, jo vetëm veçorive teknike që ka rruga, por edhe kapaciteteve të sajk për të ofruar shërbime turistike. Për shembul këtu do të vendoset edhe një shëtitore përgjatë gjithë gjatësisë së saj." tha Haxhinasto

Haxhinasto u ndal edhe tek arsyeja e zvarritjes së punimve në këtë aks rrugor.

"Sigurisht borxhet e akumuluara kanë luajtur rolin e tyre por besoj që edhe ndryshimet në projekt për ta përmirësuar këtë rrugë kanë pasur edhe ato ndikimin e tyre." u shpreh Haxhinasto

Punimet në segementin Lin-Pogradec kanë nisur gati 4 vjet më parë dhe sipas afatit zyrtar duhet të kishin përfunduar në qershor të vitit 2013.

Share This Video


Download

  
Report form