A1 Report - Zvicra, a do te miratoje pagen minimale me te larte ne bote?

Report TV 2015-08-22

Views 1

ZVICËR - Të dielën, Zvricra do të organizojë një referendum për të miratuar ose jo, pagën minimale bruto prej 3300 eurosh. Iniciativa ka ardhur nga Bashkimi Zviceran i Tregtisë mbështetur nga socialistët dhe të gjelbërit .

Zvicra shpallë kështu futjen e një page minimale prej 22 frangash zvicerane në orë ose 18 eurosh bruto; ndryshe, një rrogë mujore bruto prej 4000 frangash zvicerane të barabarta me 3300 euro.

Për krahasim, paga minimale në Francë është 9, 43 euro në orë; ajo është 5 euro në Spanjë dhe pritet të rritet në 8 euro në Gjermani në vitin 2015.

Në qoftë se Zvicra do të vendosë pagën minimale më të lartë në botë, pasi ky vend është shumë i begatë dhe i pasur, me të ardhura për frymë prej 29 000 eurosh në vit, pas do t'i vijnë Norvegjia dhe Luksemburgu.

Kostoja e jetesës në Zvicër është më e shtrenjta në Evropë, për shkak të çmimit të banesave dhe sigurimit shëndetësor që punonjësit duhet të paguajnë, ndaj sindikatat thonë se në Zvicër ka mbi 330 000 njerëz, kryesisht gra, që janë nën pragun e një page prej 3 300 eurosh në muaj, të cilët i konsiderojnë të pamjaftueshme këto të ardhura për të jetuar në Zvicër.

Qëllimi i referendumit është pikërisht ai që të garantojë mbrojtjen minimale për të punësuarit, të cilët janë viktima të pagave abuzive në disa sektorë apo kompani që shkelin kodin e punës.

Share This Video


Download

  
Report form