Tirane, mashtronte se sheronte kancerin, arrestohet 55-vjeçari

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar një mjek popullor të vetëshpallur i cili pretendonte se kishte zbuluar ilaçin e shërimit të kancerit.

Sipas policisë Avniavdyl Lipe, 55 vjeç, mashtronte qytetarët duke u shitur për 100 mijë lekë të reja ilaçin dhe vizitat e tij.

I njëjti burim tha për "A1 Report" se shuma e paguar shkonte në disa raste edhe në 4 seanca me koston e 400 mijë lekëve.

Policia ka sekuestruar edhe një regjistër me emrat e personave të cilët i kishte mjekuar me të njëjtën mënyrë.

Burimet thanë se kallëzimi është bërë nga dy shtetase 2 ditë më parë, ndërsa dokumentimi i aktivitetit të Lipes është bërë me metodën e dorëzimit të kontrolluar.

Lipe përdorte si bazë një lokal pranë Spitalit të Traumës, ndërsa për t'u dorëzuar ilaçin u linte takime në vende të ndryshme. Edhe banesën e kishte në bllokun e pallateve parafabrikate, në rrugën "Koli Bano", pranë spitalit.

"A1 Report" ka kontaktuar me bashkëshorten e Lipes, e cila është shprehur se nuk kishte dijeni për aktivitetin e të shoqit dhe se ai do të përgjigjej vetë në rast se veprimtaria e tij do të ishte e kundërligjshme.

Policia ka sekuestruar edhe ilaçin që përdorte Lipja në shishe 1.5 litërshe, të cilat janë dërguar për ekspertizë në Laboratorin Qendror të Kriminalistikës.

Share This Video


Download

  
Report form