Gjermani- Droga shqiptare është kthyer në lajm kryesor edhe në Gjermani. Një sasi prej 5.6 tonësh drogë shqiptare është sekuestruar në Gjermani, ndërsa një hetim 6 mujor ka cuar në arrestimin e 9 personave, pjesë e ketij rrjeti kriminal të trafikut të drogës, që drejtohet nga dy vëllezër shqiptar 44 dhe 49 vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë.
Skema ka qënë gjithnjë e njëjtë. Një kamion që transportonte 17 ton blloqe graniti, por qentë antidrogë kanë zbuluar se mes tyre ishte krijuar nëj strofull ku ishte future e paketuar lënda narkotike. Policia e ka publikuar këtë aksion pas shkatërrimit të grupit kriminal, duke e konsideruar si nga goditjet më të mëdha ndaj mafias së drogës në 20 vjet.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/