A1 Report - Projekti gjerman, Gjirokastra se shpejti 24 ore uje pa nderprerje

Report TV 2015-08-22

Views 3

GJIROKASTËR - Investimi i Bankës KFW do të sjellë përmirësim të furnizimit me ujë të pijshëm për Gjirokastrën. Ndërkohë është firmosur edhe dokumentacioni për fondin e dytë të këtij investimi të rëndësishëm për komunitetin e banorëve gjirokastritë në vlerën e 9.3 milionë euro.

Tenderi zhvillohet brenda muajit qershor për të vijuar më pas punën konkrete ku do të ketë ndërtim të dy depove të reja të ujit të pijshëm në lagjen Zinaxhira dhe Kodër e Shtufit.
Drejtori i shoqërisë së Ujësjellës-Kanalizimeve Gjirokastër Dashmir Qeli, ka pohuar se përfituese të këtij investimi, janë disa zona në qytet. Gjithashtu përmirësimi i rrjetit shpërndarës dhe të brendshëm, do të ndikojë në furnizim 24 orë me ujë pa ndërprerje.

"Investimi është në proces tenderimi, KFV do bëjë tenderimi, shpresojmë që brenda 3 muajve do fillojë nga puna firma. Zonat që do përfitojnë nga ky investim 5 milionë euro do të jetë zona e Valaresë, gjithë ajo zonë që furnizohet nga tubacioni kryesor i Hosit për të menaxhuar sa më mirë ujin në këtë zonë që pjesa tjetër të vijë totalisht në këtë zonë"-tha Dashamir Qeli.

Investimi për ndërtimin e ujësjellësit të ri të qytetit të gurtë faza e parë, kap vlerën e 5 milionë eurove. Me konkretizimin e këtij projekti përfiton pjesa më e madhe e lagjeve të qyetit të Gjiorkastrës duke përfshirë edhe zonën industriale ku është përqëndruar pjesa më e madhe e bizneseve.

Share This Video


Download

  
Report form