Deputet i Partisë Demokratike Arben Ristani në një deklaratë për mediat nga selia blu tha se përmasat e trafikut po rriten më tepër duke u kërcënuar edhe dëshmitari okular i Divjakës.
"Përmasat e skandalit qeveritar të drogës po rriten çdo ditë dhe po bëhët çdo ditë edhe më e frikshme. Dëshmitari okular të Divjakës tregon se skema kriminale është aq e fuqishme dhe aq e lidhur me pushtetin saqë kerkon t'i mbyllë gojën kujdo që ka dijeni e të fshihe çdo fakt që sdo të ndihmonte në zbardhjen e të vërtetës nga drejtësia. Kërcënimi i dëshmitarit është pjesë e skemës kriminale", deklaroi Ristani.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/