A1 Report - Indi, partia opozitare pritet te fitoje zgjedhjet parlamentare

Report TV 2015-08-22

Views 0

INDI - Partia opozitare e Popullit Indian pritet të fitojë zgjedhjet parlamentare në Indi, pasi rezultatet paraprake flasin për një fitore të thellë ndaj Partisë së Kongresit që qeveris vendin.

Lideri i Partisë së Popullit Indian, Narendra Modi, ka shkruar në Twiter: "India ka fituar. Kohë të mira na presin". Edhe pse rezultati final pritet të dalë në orët në vijim, shkalla e fitores është kaq e madhe, saqë Partia e Kongresit në pushtet e ka pranuar humbjen. Zëdhënësi i Partisë, Shakil Ahmed, u shpreh se "e pranonin verdiktin e popullit me përulësi". Trendi i numërimit të votave nuk është në favorin tonë dhe të dhënat tregojnë se populli ka vendosur të votojë kundra nesh, deklaroi ai.

Zgjedhjet në Indi janë ushtrimi më i madh i demokracisë në botë, me 814 milionë zgjedhës. Procesi zgjedhor nisi pesë javë më parë dhe u zhvillua në nëntë faza për arsye sigurie dhe logjistike.

Në total kanë votuar 551 milionë votues me një pjesëmarrje rekord prej 66.38%, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm të vitit 1984. Zyrtarët e zgjedhjeve numërojnë 989 qendra votimi me më shumë se 1100 vëzhgues që mbikqyrën procesin zgjedhor. Në këto zgjedhje garuan një total prej 8251 kandidatësh. Parlamenti i Indisë ka 543 vende dhe partia ose aleanca që fiton shumicën e votave krijon qeverinë.

Share This Video


Download

  
Report form