Shkodër-Një 24-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri pas një debati me një të njohurin e tij 17-vjeçar, me të cilin po qëndronte në një lokal. Ngjarja e rëndë u shënua të enjten në fshatin Hot i Ri të Komunës Rrethina. Viktima u identifikua si Altin Koçeku, ndërsa autori i saj Alban Lulashi.
Dëshmitarët thanë se dy të rinjtë po qëndronin në një tavolinë, kur në një moment debati degjeneroi në fyerje të rënda. Në mes të këtij debati, 17-vjeçari Lulashi është larguar drejt banesës së tij prej nga ku është kthyer me një kallashnikov në dorë. Në kohën kur 24-vjeçari po i drejtohen mjetit të tij aty pranë, 17-vjeçari ka shkrepur ndaj tij një breshëri plumbash. Për pasojë 24-vjeçari ka marrë disa plumba në organet jetësore ndërsa është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres nga banorë të zonës por sapo është futur në sallën e kirurgjisë ka humbur jetën, për shkak të hemoragjisë.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/