Ivanov në Bruksel: Status kuo-ja na frustron

alsatmtv 2015-08-22

Views 0

Brukseli me kritika të ashpra në adresë të Maqedonisë. Komisioneri për zgjerim Shtefan Fyle në vizitën e parë të Ivanovit në Bruksel, kërkoi kapërcimin e vërejtjeve të KE-së në raportin e progresit si dhe kritikave të OSBE-së rreth procesit zgjedhor. Brukseli në radhë të parë shpreh shqetësimin për dështimin e Shkupit zyrtar në zbatimin e marrëveshjes politike të 1 marsit të vitit të kaluar dhe rikthimin e dialogut politik. Madje gjithnjë e më shpesh Brukseli tërheq vërejtjen se e ardhmja evropiane e vendit është e kërcënuar për shkak të mos zbatimit të kritereve bazë të Kopenhagës.

Megjithatë Presidenti Ivanov, i cili edhe mandatin e tij të dytë e nisi me qëndrimet e ngurta për mos ndryshimin e emrit dhe identitetit, theksoi se situata status quo, e rëndon procesin euro-integrues të vendit.

'Situata status quo shkakton frustrim në shoqërinë tonë. Kjo nuk është as në të mirë të Maqedonisë, por as rajonit, dhe kredibilitetit të procesit të zgjerimit. Maqedonia kërkon që në Samitin e Këshillit Evropian, vendit t'i mundësohet në mënyrë paralele të zhvillojë procesin integrues më atë të kapërcimit të çështjes bilaterale'

Ivanov në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Bruksel pritet të zhvilloj takim edhe Presidentin e Këshillit të BE-së, Herman Von Rompuj, i cili gjithashtu pritet të konfirmojë qëndrimin e Brukselit, se rruga e evropiane e Maqedonisë varet nga marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore dhe zbatimi i kritereve politike në vend. Nga ana tjetër edhe dialogu i nivelit të lartë me BE-në do të mbetet i ngrirë për aq kohë sa nuk kapërcehen këto probleme. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS