A1 Report - Tragjedia ne Turqi, te pakten 274 numri i minatoreve te vdekur

Report TV 2015-08-22

Views 0

TURQI- Numri i të vdekurve në minierën e qymyrit në Soma të Turqisë ka shkuar në 274, ndërkohë që 100 minatorë vazhdojnë të jenë të bllokuar nëntokë. Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan, pasi vizitoi minierën mbajti një konferencë për shtyp ku shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave. Ai bëri të ditur 80 minatorë janë shpëtuar ndërsa 120 të tjerë vazhdojnë të jenë të bllokuar nëntokë.

"Sipas të dhënave, 274 minatorë kanë humbur jetën ndërsa 100 vazhdojnë të jenë të bllokuar nëntokë. 80 minatorë të tjerë janë shpëtuar, 19 prej të cilëve tashmë kanë dalë nga spitali. Shpresojmë të gjejmë të mbijetuar të tjerë. Do të hetojmë çdo aspekt të tragjedisë duke kthyer çdo gur në mënyrë që asgjë të mos na shpëtojë", u shpreh Erdogan.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri turk i bëri thirrje opozitës të mos përdorë këtë tragjedi si një platformë politike.
Shpërthimi në minierën e qymyrit ndodhi si pasojë e një defekti elektrik i cili shkaktoi dhe ndërprerjen e energjisë elektrike duke nxjerrë jashtë funksionimi ashensorët.
Minatorët e bllokuar raportohet të jenë 2 km nën sipërfaqen e tokës dhe 4 km larg hyrjes së minierës. Kryeministri Rexhep Taip Erdogan për shkak të kësaj tragjedie shtyu vizitën e planifikuar për në Shqipëri ditën e sotme.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS