POGRADEC -- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Petrushë në Pogradec, ku një furgon me pasagjerë është përplasur me një autobus, por fatmirësisht pa të lënduar.
Mësohet se autobusi me targa TR 5378 S është përplasur me furgonin me pasagjerë me targa PG 147 A ndërsa nuk raportohen të lënduar por vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake mësohet se shkak për aksidentin ka qenë lagështira në rrugë.
Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.