Orav: Çështja e emrit nuk është problemi i vetëm i Maqedonisë

alsatmtv 2015-08-22

Views 0

Çështja e emrit nuk është problemi i vetëm i Maqedonisë. Sipas ambasadorit të BE-së Aivo Orav, vendi ka shënuar regres krahasuar me disa vite më parë. Tani përveç çështjes së emrit, Maqedonia duhet seriozisht të punojë në luftën kundër korrupsionit, gjyqësinë dhe lirinë e mediave, çështje të cilat vendet e rajonit i kanë zgjidhur me kohë. Këto konstatime ambasadori Orav i shpalosi në një ligjëratë në UEJL, në temën "Zgjerimi i BE-së në Evropën gjithnjë në ndryshim", pas një kohe të gjatë heshtjeje për çështjet e brendshme të vendit.

"Kur flasim për shtetin tuaj duket se çështja e emrit është pengesa e vetme por ndoshta ishte kështu disa vite më parë por sot jo. Ka shumë çështje mbi tavolinë për momentin. Çështja e emrit, diçka po duket se lëviz me Bullgarinë por kritika ka pasur në raportin e progresit të Bashkësisë Evropiane për lirinë e mediave gjyqësorin dhe patjetër duhet një luftë më e rreptë kundër korrupsionit", tha Aivo Orav, ambasador i BE-së në Maqedoni. Alsat-M

Share This Video


Download

  
Report form