VLORË- Përfaqësuesi i BE, Clive Rumbold ka reaguar nga qyteti bregdetar lidhur me avionin me drogë që u kap në Divjakë duke thënë se: 'Është e rëndësishme që Shqipëria të tregoj se po lufton trafikun e drogës. BE i ka dhënë mbështetje Shqipërisë nëpërmjet misionit "Pameka",- Rumbold theksoi se: "Ajo çka është me rëndësi për Shqipërinë është forcimi i shtetit të së drejtës".
I ngarkuari me detyrën e ambasadorit të BE, Rumbold foli edhe për statusin kandidat për Shqipërinë duke thënë se duhet pritur raporti që Shqipëria do t'i dërgojë BE-së.
Rumbold nënvizoi se: "Janë disa objekt kryesore si lufta kundër trafiqeve krimit të organizuar dhe konsolidimi i shtetit të së drejtës"
Deklarata e Clive Rumbold ka qenë i pranishëm sot në Vlorë pranë Zyrave të Informimit të Bashkimit Europian në ndarjen e çmimeve të konkursit "Europa ime ", ku morrën pjesë nxënës të shkollave të mesme të qytetit bregdetar.