Fier, nga dëshpërimi kërcënoi se do vriste fëmijët, Bashkia i premton ta punësojë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Pas Apelit të Ora News, Bashkia premton s'e do gjejë punë për Kujtim Braçaj.
Pas kronikës së trasmetuar dje në Ora News për Familjen Braçaj, në të cilën kryefamiljari Kujtim Braçaj deklaroi se do të vrasë fëmijët e tij në rast së shteti nuk do i gjej një punë për të siguruar jetesën e tij , ka ardhur menjëherë reagimi i zyrës së punës.
Institucioni i Bashkisë së Fierit, i Prefekturës së Qarkut, të cilët kanë qenë të disponueshëm. Kryetari i Bashkisë Baftjar Zeqaj ka thënë se në mos gjetjes së punës në një vend tjetër, atëherë do e punësoj atë pranë institucionit të Bashkisë.
"Ashtu siç kontaktuam dhe me ju, morëm kontaktin e parë me familjen Braçaj, me porosi të kryetarit të Bashkisë, zotëria Kujtim Braçe ngre pretendimin se është hequr nga puna dhe pezullimi i tij do të bëhet në muajin qershor. Nga ky moment ai mendon se do të dalë në rrugë të madhe. Me porosi të kryetarit të bashkisë, kam marrë kontakt me zotin Kujtim Braçaj dhe i kam lënë një ditë tjetër takimi. Nuk kam të drejtë të them se pozicionimin e tij të bëhet atje ku ka qenë, por problemi i tij do zgjidhet shumë shpejt" tha shefja e kabinetit, Liza Strati.
Pas këtij reagimi, Kujtim Braçaj falenderon televizionin Ora News duke shprehur: " Pata një reagim të zyrës së punës duke më thënë se do të bënin të pamundurën, por dhe të Kryetarit të Bashkisë nëpërmjet sekretares, duke thënë se do më kthejë në punë." U shpreh Braçaj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS