Dhuna ndaj familjes Zeqiri, reagon politika e shoqëria civile

alsatmtv 2015-08-22

Views 1

Tmerri i përditshëm i familjes Zeqiri nga Radishani ka nxitur edhe reagimin e politikës dhe shoqërisë civile. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani theksoi se partia që ai përfaqëson ka angazhuar strukturat e saj në polici, që sa më shpejtë të zbardh rastin dhe autorët ti nxjerrë përpara drejtësisë. Osmani nuk dëshiron të prejudikojë për prapavijat e incidenteve të tilla, duke shpresuar që ato ti zbulojë policia.

'I dënojmë ashpër këto sulme, dje kemi mobilizuar të gjitha strukturat tona në kuadër të institucioneve dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të zbardhur motivet e asaj që po ndodh me këtë familje në lagjen e Radishanit, por edhe për tu garantuar sigurinë atyre konkretisht, familjes së tyre dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në atë zonë', tha Bujar Osmani, BDI.

Aktivisti civil Petrit Saraçini nga ana tjetër vlerëson se institucionet gjatë kohë po heshtin për tragjeditë e njëpasnjëshme të kësaj familjeje. Madje ai përkujton edhe sulmin e muajit të kaluar që sipas tij, u tentua të fshihej nga vetë Jankullovska.

'Kjo nuk është sulmi i parë ndaj kësaj familjeje, këto sulme u shpeshtuan sidomos kohëve të fundit. Kishim atë rrahjen menjëherë pas zgjedhjeve, për të cilën Ministrja e Brendshme tha se është e lidhur me një aksident komunikacionit, që nuk ishte e vërtetë, e së fundmi ishte hedhja e dy bombave mbi shtëpinë e këtyre njerëzve', deklaroi Petrit Saraçini, aktivist civil.

Edhe Organizata joqeveritare "Civil" ka dënuar ashpër sulmet e motivuara etnikisht dhe politikisht ndaj të familjes Zeqiri.

'Është e qartë se këto sulme janë të planifikuara dhe synojnë përhapjen e frikës mes popullatës. Sulmi me bomba dhe të shtëna mbi shtëpinë e familjes Zeqiri, duke pasur parasysh rrethanat dhe kontekstin, janë akt terrorizmi dhe si i tillë ai duhet të trajtohen nga ana e institucioneve'- thuhet në reagimin e "Civil".

Sulmet ndaj familjes Zeqiri janë shpeshtuar që nga nata e 13 prillit. Sulmi më i ashpër ishte ai i dy ditëve më parë kur kundër kësaj familje u hedhën dy bomba, por për fat të mirë nuk kishte persona të lënduar. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form