BDI-ja do ta njoh Ivanovin atëherë kur Maqedonia të anëtarësohet në NATO

alsatmtv 2015-08-22

Views 2

BDI ka konfirmuar se mund të njohë Ivanovin për president nëse realizohet anëtarësimi i Maqedonisë në NATO në 6 mujorin e ardhshëm . Këtë e ka njoftuar në një prononcim për ALSAT M zëdhënësi I partisë Bujar Osmani . Nëse realizohet ky synim, Osmani thotë se kompromisi për njohjen e Ivanovit është I mundshëm.

"Kemi një mundësi historike që në shtator të bëhemi pjesë e NATO-s. Për ne prioritet para së gjithash është integrimi i vendit në NATO, kemi treguar arsyet pse, për shkak se ky është bazamenti i çdo përpjekje tjetër që mund të kemi për avancimin e çështjeve tona. Për ne është prioritet kryesorë Maqedoninë dhe shqiptarët e Maqedonisë ti renditim në rendin atje ku ata i takojnë, ashtu që të gjitha kompromiset në drejtim të integrimit të NATO-s ne jemi të gatshëm ti bëjmë", u shpreh Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Ndërkohë asgjë të re nuk ka ndodhur në bisedimet për formimin e qeverisë mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Siç njoftojnë nga partia e Ahmetit, bisedimet me VMRO DPMNE-në do të zhvillohen në tre faza. Faza e parë është harmonizimi i platformës, e dyta harmonizimi i parimeve të bashkëqeverisjes dhe 3 ndarja e resorëve. Sipas zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani ende nuk kanë arritur me partnerin e deritanishëm të diskutojnë për ndarjen eventuale të resorëve.

Nuk kemi filluar akoma fazën e tretë të çështjeve kadrovike ose përcaktimit të ndarjes së resorëve", tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

I pyetur se sa do të jetë e pranueshme për BDI-në përfshirja edhe e PDSH-së në koalicionin qeveritarë, Osmani ishte i prerë se në komunikatën e përbashkët ndërmjet BDI-së dhe VMRO, të lëshuar ditë më parë në opinion janë përcaktuar kornizat e qeverisë së ardhshme. Këtë gjatë ditës së djeshme e konfirmoi edhe koordinatori i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski i cili tha se për momentin po zhvillohen bisedime mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form