"Muz dhe Art" koncerti madhështor, i cili ngjiti në skenë emrat më të njohura operistike të vendit tonë, si Eriona Gjyzeli, Armando Kllogjeri, Vikena Kamenica, Armando Leka, si dhe kori i Teatrit të Operas dhe Baletit.
Nën drejtimin e dirigjentes së mirënjohur, Suzana Turku erdhën arie të njohura botërore , të cilat lanë mbresa të mëdha te publiku, që e duartrokiti me plot pasion.
Për dirigjenten, Suzana Turku vënia në skenë e operave më të njohura botërore është padyshim sakrifica dhe puna e palodhshme, që përformuesit treguan në skenë.
Ndërsa për baritonin, Armando Leka, një koncert i tillë ishte më të vërtetë mbreslënës, kjo dhe falë duatrokitjeve të publikut.
Koncerti u ndoq nga figura dhe emra të njohur jo vetëm të botës artistike, por edhe fushës së biznesit dhe politikës. Në koncert performuan emra të njohur si mexosopranoja, Vikena Kamenica.