A1 Report - Trafikanti dhe piloti në seanca të veçanta, dëshmi të kundërta

Report TV 2015-08-22

Views 4

TIRANE -- Lihen në burg shqiptari i arrestuar në flagrancë në makinën Mitsubishu me 460 kilogramë drogë dhe piloti italian i avionit të bllokuar në zonën e Divjakës për akuzën e trafikikut të drogës në bashkëpunim.

35-vjeçari Saimir bajrami dhe 67-vjeçari Giorgio Riformato kanë dalë para togave të zeza në Gjykatën e Krimeve të Rënda në seanca të veçanta për tu njohur me masën e sigurië. Gjykatësi Idriz Milkurti dha masën e sigurisë" rrest me burg" për dy të akuzuarit, ndërsa seanca ndaj pilotit u ndoq nga përfaqësues të ambasadës italiane në Shqipëri.

Dy të akuzuarit për trafik droge kanë dhënë dëshmi të kundërta edhe në këtë seancë, pas rrëfimeve që kanë bërë në Polici. Bajrami ka deklaruar para Gjykatës së është ndërtues dhe se nuk ka qenë i dënuar më parë, ndërsa Riformato mësohet se nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij. Bajrami ka mbajtur qëndrimin e njëjtë dhënë para oficerëve se ngarkesa e drogës do t'i jepej pilotit Riformato për të bërë trafikimin e lëndës narkotike në shtetin fqinj. Ndërsa përmes avokatit të tij, piloti italian ka këmbëngulur se arsyeja e ardhjes së tij në Shqipëri ka qënë për biznes, dhe se zbritja e avionit në Divjakë erdhi si pasojë e një defekti.

Në fakt është i pakuptueshëm fakti se përse Gjykata ka zgjedhur të lejojë mediat të filmojnë vetëm fillimin e seancës ndaj trafikantit shqiptar dhe më pas vijimin e saj me dyer të mbyllura, ndërsa në seancën e dytë të zhvilluar ndaj pilotit italian mediat nuk u lejuan të filmojnë, kur të dy të arrestuarit janë vënë përballë të njëjtës akuzë.

Vendimi për zhvillimin e seancës të martën në mëngjes është vendosur nga administrata e Gjykatës së Krimeve të Rënda pas kërkesës për vlerësim të arrestit dhe vendosjen e masës shtrënguese "arrest me burg" bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Seanca u drejtau nga gjykatësi Idriz Milkurti, ndërsa akuza u përfaqësua nga prokurorja Dolorez Musabelli.
Sajmir Bajarami ka pranuar para hetuesve se droga do të ngarkohej në avion për tu transportuar drejt shtetit fqinj, dhe se piloti italian do të merrte 27 mijë euro, shumë e sekuestruar nga policia gjatë operacionit të së shtunës. Por nga ana tjetër, vetë piloti italian, Giorgio Riformato nuk ka pranuar asnjë nga akuzat. Sipas tij ai është gjendur në Shqipëri si turist për të vizituar bregdetin shqiptar.

Riformato është ngritur në fluturim nga Rinasi në orën 13:56 të së shtunës, dhe sipas tij do të kryente një eksplorim të bregdetit shqiptar nga ajri, dhe më tej do të nisej drejt Italisë. Por shkëputja për rreth 20 minuta me Kullën e Vrojtimit, ka shënuar dhe momentin e rënies së avionit në zonën e Divjakës në orën 14:40. Sipas piltotit italian ulja ka qenë e detyrueshme për shkak të një avarie.

Share This Video


Download

  
Report form