A1 Report - Komisioni miraton: Shefat e QSUT do të zgjidhen me konkurs

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË - Miratohet në Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, projektligji i ri që disiplinon mësimdhënien me shërbimet në qendrën spitalore universitare.

Në ndryshim nga hera e parë, mazhoranca ka dalë me një qëndrim, ndërsa opozita ka votuar kundër.

Me ndryshimet e reja, shefat e shërbimeve të QSUT do të zgjidhen me konkurs. për deputeten socialiste Mimoza Hafizi që ishte edhe relatorja e ligjit, me heqjen e departamenteve ka pasur ulje të cilësisë, madje në disa raste janë evidentuar edhe falsifikim të diplomave.

Deputeti i LSI-së Petrit Vasili, ishte në një mendim me qëndrimin e relatores, duke theksuar se disiplinimi i shërbimeve me mësimdhënien është i nevojshëm.

Ndryshimet u miratuan vetëm me votat e mazhorancës, opozita votoi në favor të ndryshimeve nen për nen, por kundër projektligjit në tërësi.

Share This Video


Download

  
Report form