Vodafone Albania organizon një festival të veçantë për të rinjtë me aftësi të kufizuara në javën e gjithpërfshirjes.
Drejtori i Fondacionit Vodafone, Albi Greva, shpjegon se një nismë e tillë është unike për Shqipërinë, pasi organizohet një festival me 45 artistë midis tyre edhe të rinj të talentuar me aftësi ndryshe.
Drejtoresha e "British Consil", Aida Berxholi, u shpreh se ky aktivitet artistik do të jetë i përshtatshëm për të gjitha familjet .
Koncerti "Unlimited" do të zgjasë katër ditë, ndërkohë që të ftuar ka edhe të rinj nga Britania si dhe një personazh mjaft i veçantë sic është "Iron Men", një skulptur prej hekuri e cila ka ardhur posaçërisht për këtë festival.