Tirane- Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese kalon ligjin për legalizimet
Miratohet vetëm me votat e mazhorancës ligji i legalizimeve dhe rrëzohen amendimet e opozitës.
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar ligjin nen për nen duke lënë jashtë skemës së legalizimeve ndërtimet pas 2009 që nuk janë në truall të pronarit si dhe ndërtimet mbi 6 kate.
Deputeti Genc Ruli në emër të opozitës shjegoi qëndrimin kundër për këtë.
"Votuam kundër se të gjitha amendimet e opozitës u rrëzuan, përveç dy prej tyre, që nuk ishin thelbësore" u shpreh Ruli.
Kryetari i komisionit Eduard Shalsi u shpreh se mazhoranca do të realizoj këtë proces të cilin demokratët nuk e arritën për 8 vite.
"Nuk mbajtët premtimin për legalizime falas. Mendova se votat kundër ishin një lapsus i opozitë, por ishte kundërta. Opozita dështoi 8 vite për legalizimet dhe sërish vazhdon të mos u kërkojë ndjesë qytetarëve për këtë gjë " tha Shalsi.
Para nisjes së komisionit komuniteti rom i ka dorëzuar një peticion ku kërkohet njohja nga ligji i banesave të llojit Baraka.
Projektligji do të kaloj për miratim ditën e enjte në parlament.