Kryetari i Kuvendit , Ilir Meta sëbashku me një delegacion parlamentar mori pjesë në inagurimin e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, i cili u mbajt në Bukuresht të Rumanisë. Gjatë një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij rumun,Valeriu Zgonea Kryeparlamentari , Ilir Meta u shpreh se kjo Asamble do të kontribuojë në bashkëpunimin ndër parlamentar rajonal.
Asambleja Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, përfaqëson një mekanizëm të rëndësishëm që do të luajë një rol domethënës në mbështetje të Parlamenteve tona në procesin e harmonizimit të kuadrit legjislativ me atë të 'Aquis Communautaire' përmes shkëmbimit të praktikave më të mira, njohurive dhe eksperiencave me Parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Kjo Asamble e re parlamentare do të kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar rajonal dhe do të promovojë më tej bashkëpunimin efikas me iniciativa të tjera rajonale, veçanërisht me ato të makro-rajoneve të BE-së Ndërsa Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Rumanisë, zoti Zgonea vuri theksin në rëndësinë e rritjes së marrëdhënieve të bashkëpunimit midis shteteve të Europës Juglindore, në kontekstin e zhvillimeve në rajon .
Ajo që po ndodh këto ditë në Bukuresht është një moment historik për Rumaninë dhe për vendet e tjera të rajonit . Ne të gjithë e dimë se kjo pjesë e Ballkanit ka qenë gjithmonë e shqetësuar nga tensionet dhe konfliktet . Sot është hera e parë që të 12 vendet në rajon kanë thënë se do të shkojnë së bashku në të njëjtën rrugë . Vetëm së bashku ne mund të kontribuojmë në përparimin e të gjithë rajonit .
Delegacionet parlamentare pjesëmarrëse janë Shqipëria, Bullgaria, Greqia ,Maqedonia,Rumania,Serbia,Turqia,Bosnja-Hercegovina,Kroacia, Moldavia,Mali i Zi dhe Sllovenia. Asambleja Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore do të luajë një rol domethënës në mbështetje të Parlamenteve të shteteve pjesëmarrëse në procesin e harmonizimit të kuadrit legjislativ, përmes shkëmbimit të eksperiencave.